E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandaloze, anijet greke nxijnë bregdetin e Ksamilit, shikoni katastrofën
Uncategorized

Skandaloze, anijet greke nxijnë bregdetin e Ksamilit, shikoni katastrofën

Ndërkohë që sapo kemi hyrë në pikun e sezonit turistik, dhe të gjithë po shpresojmë që të jetë sa më i mbarë për të gjithë, nga Ksamili vijnë lajme skandaloze.

Ditën e sotme është raportuar se anijet greke përsërisin për të dytën herë skandalin e derdhjes së mbetjeve në ujërat e Ksamilit. Derdhja e hidrokarbureve dëmton burimet e detit, ul cilësinë e ujit të detit, rrezikon shëndetin e njeriut, pengon veprimtaritë detare dhe peshkimin.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompetentët e mjedisit lidhur me këtë ngjarje të përsëritur nga anijet greke.

Fotoja tronditëse  eshte e njohur prej vitesh.

Tre vjet më parë po në bregdetin e jugut, u krijua një gjendje alarmante, ku e kaltra e detit u kthye në ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryenin linjën e Korfuzit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.