Të vertetat e thjeshta të protstës
1-Virgjeria politike e protestes së studenteve i sherben vetem qeverisë dhe status-quos. Nuk eshte e rastesishme që thirrjet e para per depolitizimin e protestes erdhen nga llogoret afer qeverisë.
2-Ka vetem një menyrë që protesta e studenteve ti sherbejë Shqiperisë. Ajo duhet të shnderrohet në një levizje me interes të pergjithshem publik kunder sistemit të padrejtë dhe zhvates që elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban në kembë prej vitesh në Shqiperi.
3- Që kjo te ndodhe protesta duhet të marr natyrë politike. Sistemet ndryshohen vetem politikisht. Nuk ka menyrë tjeter.
4- Nese protesta do fokusohet vetem tek kerkesat ekonomike që janë berë publike deri më tani ateherë ajo nuk eshte asgjë tjeter vecse tentative e një grupi interesi per të marrë favore në kurriz të grupeve të tjera. Eshte njesoj sikur neser të ngrihen fermeret të kerkojnë naftë pa lekë, rrogtaret të kerkojnë rritjen e rrogave apo biznesi të kerkojë heqjen e taksave. Keto janë protesta që kenaqin interesa të grupeve të caktuara por nuk kanë asnjë interes publik. Perkundrazi ngarkojnë fature publike dhe shtremberojnë drejtesinë sociale.
5-Plotesimi i kerkesave ekonomike që vijne nga grupe të caktuara eshte gjeja që qeverite mund të bejnë me lehte. Qeveria nuk e ka per gjë të fusë doren në xhepin e dikujt per tja dhene dikujt tjeter. Ne fakt kjo eshte ajo që qeveritë bejnë gjithë kohen.
6-Studentet kane ne dore te hyjne ne histori duke kerkuar ndryshim ose te mbeten aty ku janë qoftë edhe me ca privilegje shtesë, që do i marrin ne kurriz te te tjereve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



