E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Joachim Low shfaq interes për drejtimin e Real Madridit
Sport

Joachim Low shfaq interes për drejtimin e Real Madridit

Joachim Low nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të marrë drejtimin e një klubi.

Trajneri aktual i përfaqësueses gjermane e pohoi këtë gjatë një interviste në studiot e televizionit gjerman “ZDF”, ku theksoi se nuk ka ndërmend që të tërhiqet.

“Kam punuar më parë me klube dhe nuk kam ndërmend ta lë rolin e trajnerit. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës si trajner i kombëtares dhe do të vijë momenti që të mendoj se çfarë do të bëj pas kësaj. Personalisht jam i interesuar të marr drejtimin e një skuadre, por jo në Gjermani”, tha Joachim Low.

Emri i Joachim Low është përmendur shpesh në media për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit, me 58-vjeçarin që nuk ia mbyll aspak dyert klubit “merengues”.

“Reali i Madridit është një klub interesant për çdo trajner”, u shpreh Joachim Low, i cili ka një kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit deri në vitin 2020, por nuk është aspak i qetë në këtë pozicion, pasi eliminimi nga Kupa e Botës dhe paraqitjet jo të mira të skuadrës së tij në Ligën e Kombeve kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.