E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Pro studentëve, do ta anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë
Politikë

Basha: Pro studentëve, do ta anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë

Kre i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat të bërë nga Unaza  e re, shprehet se  është në mbështjetje të protestës së banorëve.

‘Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Do ta anulojmë këtë ligj sapo të na besohet qeverisja me votë.

Jemi në mbështetje të protestës së studenteve dhe te kujtdo protestë. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje.

Kjo duhet të marrë fund’, tha gjatë deklaratës për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Dua të përshëndes edhe një herë nga zemra studentët, të cilët me qëndresën e tyre nuk janë ngritur vetëm për çështje tarifash, por janë ngritur për një sistem të kalbur arsimor, të kalbur me rrënjë, të korruptuar deri në palcë dhe po kështu, një skemë vjedhjeje.

Qeveria Rama është një qeveri e vjedhjes dhe abuzimit. Shpenzimet shkojnë për godinën e Ministrisë së Lindita Nikollës dhe për godinën e Kryeministrisë. Në 5 vite qeverisje, Edi Rama ka harxhuar më shumë para për godinën e tij dhe të Ministrisë së Arsimit sesa ç’ka harxhuar për sistemin shkollor, përfshirë atë parashkollor dhe për Universitetet. Luks për vete, mjerim për arsimin. Shqipëria ka tarifat më të larta të arsimit të lartë në Europë dhe cilësinë më të dobët. Edi Rama i vjedh taksat e shqiptarëve, i përdor për shpenzime luksi dhe, pastaj, u kerkon shpenzime të tjera me tarifa të larta, që, po kështu, shkojnë për luks qeveritar.

Ndaj mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim protestën e studentëve. Qendrimi i PD është i qartë: Ne jemi kundër ligjit për Arsimin e Lartë dhe do ta anullojmë këtë logj menjëherë sapo të na besohet qeverisja e vendit me votë. Buxheti i Arsimit të Lartë duhet të rritet dhe ne jemi për rritjen e këtij buxheti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.