E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A dëgjon o Bajram? Është Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore!
Lajme

A dëgjon o Bajram? Është Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore!

Ylli Manjani

Që ti vëmë kapak çështjes së shkarkimit të Fredi Belerit, tashmë jo thjesht për orarin e gabuar të vendimit, por për thelbin e çështjes.

Neni 115 i Kushtetutës së Republikës, (përfshi edhe republikën e Bajramit dhe të Edit);

Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore;

SHPREHIMISHT parashikojnë se kryetarin e zgjedhur të bashkisë e shkarkon vetëm Këshilli i Ministrave.

Pra, jo KQZ por Qeveria. Kur themi qeveria jo Engjell Agaci por Edi Rama dhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama mund të mos dojë të ketë firmën e Tij tek ky pisllëk që ka gatuar prej në viti, por Kushtetuta ja lë Atij këtë barrë, jo Engjellit. Aq më pak Celibashit.

Fredi Beleri nuk kishte problem zgjedhshmërie, por mosushtrimi mandati. Ai u zgjodh kryetar dhe, me vendim të KQZ pasuar nga Gjykata e Vlorës, u konfirmua zgjedhja e tij si kryetar i Bashkisë.

Nuk e lanë të ushtrojë mandatin, e dënuan dhe pas vendimit të dënimit, ligjërisht duhet ta shkarkojë Qeveria, jo KQZ-ja.

Dëgjon apo jo, o Bajram?!

Lexoni Kushtetutën, o ju që jeni betuar se do jepni jetën për të!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.