E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do të luajë Messi kundër Interit? Valverde jep këtë përgjigje
Sport

A do të luajë Messi kundër Interit? Valverde jep këtë përgjigje

Trajneri i Barcelonës, Valverde ka folur para ndeshjes kundër Interit të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Në një deklaratë për mediat, tekniku spanjoll ka folur për mundësinë e aktivizimit të Messit i cili megjithëse është rikthyer në stërvitje ende vuan nga dëmtimi në krah.

“Messi? Ai mund të luajë nesër. Do të shohim pasi ende nuk e kam vendosur”, tha fillimisht ai.

“Pas stërvitjes që bëri, ne do të shohim nëse lojtari është në gjende të futet në fushën e lojës, pasi nuk duam edhe të rrezikojmë”, vijoi ai.

“Do të jetë edhe stafi mjekësor që do të na japë këshillën pastaj unë do të vendos”, përfundoi ai duke lënë të hapur mundësinë e aktivizimit të Leos.

Kujtojmë që ndeshja në “San Siro” ndërmjet Interit dhe Barcelonës do të luhet të martën në orën 21:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.