E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A duhet ndryshuar vërtetë qeveria?
OP-ED

A duhet ndryshuar vërtetë qeveria?

Ylli Manjani

“Udhëheqësi nuk di gjë”. Kështu është thënë e thuhet ende sot, sa herë që njerëzit përballen me ndonjë të keqe që vjen nga shteti.

Kjo në fakt është e pavërteta më e madhe! Udhëheqësi jo vetëm që e di, por është autor i të keqes që vjen nga shteti i tij.

As kanabisi, as droga, as taksat e larta, as kullat, as koncensionet, as PPP, as arrestimet politike, as dhunimi policor, asgjë shtetërore nuk bëhet pa urdhërin e udhëheqësit!

Prandaj mos u lodhni kot të kërkoni “armiqtë” tek vartësit! Kërkojeni tek vetë Ai!

Vartësit kanë thjesht përgjegjësinë e heshtjes dhe të zbatimit verbërisht të urdhërit.

Ndryshimi i vartësve vetëm sa i zgjat jetën të keqes që drejton! Prandaj duhet fokus tek Ai, e keqja!

Ai deshi dhe mori i vetëm timonin dhe tepsinë. Tani duhet të mbajë i vetëm përgjegjësinë!

Ndryshimi i vetëm që duhet bërë është Kryeministri.

Qartësisht nuk bën për këtë punë!

Le të vijë një tjetër, po nga PS, por ky nuk mund të rrijë më! Është i dëmshëm për të gjithë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.