E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A mund të infektohet një person për herë të dytë?
Publik News

A mund të infektohet një person për herë të dytë?

Një nga pyetjet që shqetëson më tepër shkencëtarët, mjekët dhe qytetarët e thjeshtë është nëse një person mun dtë infektohet për herë të dytë me virusin Covid-19, dhe çfarë do të thotë kjo për imunitetin.

Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë brianike, dhe Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor Boris Johnson u munduan të qetësojnë publikun.

“Ata që janë infektuar një herë do të kenë imunitet”, thanë ata. “Dhe është e rrallë të infektohesh për herë të dytë”.

Kjo pyetje u ngrit muajin e kaluar, pasi autoritetet japoneze thanë se një grua që ishte e infektuar me koronavirus, u infektua për herë të dytë pasi u kurua.

Shkencëtarët mbetën të hutuar por edhe të shqetësuar nga ky lajm. Prof Mark Harris, një ekspert për virologjinë në Universitetin Leeds tha se lajmi për ri-infektimin kishte gjasa të ishte “jo korrekt”, por shtoi se ka pasur disa raste të ri-infektimit që janë vënë re te kafshët në të shkuarën, kryesisht te lakuriqi i natës.

Kur u pyet në lidhje me çështjen në Japoni, nëse trupi nuk arrin të fitojë imunitet, ai tha se ka disa raste kur njerëzit infektohen për herë të dytë, por kjo ndodh rrallë. Megjithatë nuk ka prova se kjo gjë do të ndodhë edhe me koronavirusin e ri, shtoi ai.

Prof Whitty shpjegoi se për sëmundjet, edhe nëse nuk ka imunitet afatgjatë, ekziston një lloj imuniteti afatshkurtër.

Ndërsa Prof Jon Cohen, profesor i sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore Brighton dhe Sussex tha: “Përgjigja është se ne thjesht nuk dimë (për ri-infektimin) akoma sepse nuk kemi një test antitrupash për infeksionin”.

“Sidoqoftë, ka shumë të ngjarë, bazuar në infeksione të tjera virale, që po, pasi një person të ketë infeksionin, ata në përgjithësi do të jenë imunë dhe nuk do të preken përsëri. Gjithmonë do të ketë një përjashtim të çuditshëm por sigurisht që është një pritje e arsyeshme”.

Artikulli origjinal: The Guardian

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.