A munden shqiptaret t’i urrejne hajdutet?!
Kreshnik Osmani
Shqiperia eshte nje vend ku sundojne bandat mafioze dhe grupet kriminale te droges dhe te trafiqeve. Kete e bejne dhe e kane bere edhe ne te shkuaren me miratim te plote te politikes dhe lakejve te saj. Politika ne kete vend nuk ka qene asnje dite shprehje e nje demokracie te brishte dhe te pa konsoliduar (siç pershkruhet neper raportet e burokrateve nderkombetare) por eshte instrument ne duart e mafies dhe te krimit per te kontrolluar Shtetin. Pjesa tjeter e popullsise i eshte nenshtruar me vetedije te plote kastes mafioze dhe e terrorizuar prej saj hesht, ben sikur nuk sheh dhe eshte e fokusuar tek interesat e vogla te saj dhe tek buka e dites.
Shqiptaret jane te terrorizuar prej mafies dhe krimit qe kontrollon çdo qelize te Shtetit nepermjet te deleguarve te saj te kollarisur e te artikuluar ne postet me te larta Shtetit.
Shqiptaret nuk reagojne fuqishem lidhur me vjedhjen e votes per arsye se kane krijuar idene e plote se te gjithe ne kete vend jane hajdute. Ky eshte rreziku me i madh qe i kanoset demokracise shqiptare. Te gjithe ju miq, jeni te vetedijshem dhe une jam i bindur per kete, se ne kete vend nuk ka zgjedhje, as numerohet vote, por ju heshtni dhe une bashke me ju, sepse jemi te bindur se edhe hajduti edhe i vjedhuri jane hajdute. Ne jemi te bindur se poshtersia ne kete vend ka mberritur permasa te niveleve te atilla sa eshte e kote te reagosh. Te gjithe jane sot te bindur se edhe po te reagosh edhe po te mos reagosh eshte njelloj.
Une nuk kam nevoje te shoh as video as argumenta per te kuptuar se shitet e blihet vota. Ne zgjedhjet e shkuara parlamentare kur provuam te hyjme ne gare, i gjithe proçesi ishte nje skandal mbi skandalet. Partise Shqiptare Atdheu te cilen e drejtoj kur e numeronin e quanin “parti futja kot”. Pra numeruesit numeronin partite e medha dhe sa here u shfaqte ne ekran numri 11 PSHA dhe ndonje parti tjeter e re e kalonin duke thene: Eshte nje parti nga keto “futja kot”. Dy vezhgues te mi (djem trima qe nuk e ben syu drite) qe ishin futur ne salle tinezisht dhe me njemije marifete sapo pane kete skene shane motrat dhe robt e numeruesve dhe pasi moren nje miratim prej meje leshuan sallen.
U thashe shkoni flini sepse edhe une edhe ata po vdisnim ne kembe. Kjo ishte 2013. Me pas ne 2015 ne zgjedhjet lokale me vjen nje numerues ne tryeze me disa miq te perbashket dhe pa me njohur me thote: ore se ç’ishte nje Partia Shqiptare Atdheu, qe nuk e kisha degjuar kurre, nonen ua kemi shkë..y. Ua kemi perlare votat dhe ua kemi dhene ketyre te medhenjve. Po te mos kishte ardhur me mikun tim ne tavoline mund edhe ta kisha peshtyre ne surrat, por hatri i mikut te perbashket me shtyu te kaperdij. Si ne jane vjedhur shume parti te tjera.
Askush nuk foli. Askush nuk u ndie dhe askush nuk beri zhurme. Perse nuk folen?! Sepse ne nuk jemi askushi. Çdokush i vogel ne kete vend meriton te vdese sepse nuk e do askush. Kjo eshte kriza jone e madhe. Ketu qe dikush te flase per ty duhet ose te jesh i pasur shume ose kriminel i madh, ose kurve e madhe perndryshe vdes anonim. Keshtu pra, ne jemi te kapur te gjithe sepse jemi te gjithe ose hajdute ose miku dhe fisi i hajdutit dhe nuk reagojme dot. Ne i kemi hajdutet, felliqesirat, te perdalet, kusaret, kurvaret, tradhetaret, spiunet, vemjet, mashtruesit, barkderret, komisioneret, numeruesit miq, shoke, te aferm e farefis. Dy milion banore kane mbetur. Sido qe te rrutullohesh te bie tre here ne dite (minimumi) te jesh ne nje tryeze me nje mashtrues, delenxhi e hajdut. Ke te sulmosh e ke te shash. Ke te mbrosh ne kete vend ku te gjithe politikanet jane hajdute. Ku te gjithe e dine qe te gjithe jane te tille. Ke te mbrosh ketu ne kete vend ku cdo njeri qe perpiqet te luaje ndershem dhe paster konsiderohet koqe kandari, naiv dhe idiot.
Edhe njehere te me ndjeni per sinqeritetin e tepruar. Shoqeria jone vuan pasojat e asaj çfare realisht eshte. Ne nje vend ku nuk perkrahet i dobeti dhe behet zhurme vetem per te fortin ka per ta ndjekur mallkimi, vuajtja, prapambetja e regresi shtate brezash. Politike mund te bejme nga mengjesi deri ne darke, per te kapur ndonje pike ketu apo aty. E verteta eshte diçka krejt ndryshe. Ne jemi nje shoqeri e pafuqishme per t’u çliruar prej mafies dhe oligarkise sepse pjesa me e madhe e shoqerise nuk e urren hajduterine, vjedhjen, grabitjen, llumin, pisllekun ne thelb. Ne urrejme vetem hajdutet qe nuk na japin gje ne. Nuk i urrejme hajdutet sepse vjedhin, por sepse nuk kane lene veç nje llokem per ne. Po vazhduam keshtu, vuajtja ka per te na ndjekur gjate. Une dyshoj fort se ne nje vend ku hajduti quhet i shkathet dhe i ndershmi deshtak, mund te prekim zhvillim nje dite, te pakten per kete brez. Nderi eshte pjese e qyteterimit te njeriut. Qyteterimi i llokmave dhe i kockave eshte vetem nje histori qensh!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



