E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po punojnë Rama dhe Kurti në të mirë të shqiptarëve?
Lajme

A po punojnë Rama dhe Kurti në të mirë të shqiptarëve?

Spartak Ngjela

E dinë Rama dhe Kurti që rrogat e ulta në Shqipëri dhe në Kosovë janë kërkesë permanente e Beogradit dhe Moskës, sepse duan shpopullimin e Shqipërisë dhe Kosovës? E pra… Nëse nuk i dinë këto, duhet të largohen nga politika

Ku është sot, dhe në çfarë situate ndodhet bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Por, për ketë çështje, duke e ditur se gjithkush tani e njeh situatën tonë, unë po i drejtoj këto pyetje kryeministrit në Tiranë, dhe kryeministrit në Prishtinë:

A janë në gjendje ta konceptojnë qartë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti që sot në Ballkanin Perëndimor janë dy shtete shqiptare?

E dinë këta se çfarë është shteti si nocion juridik?

E dinë këta të dy historinë e hidhur të shqiptarëve prej mëse njëqind vjetësh: krime me vrasje masive të shqiptarëve, dhe copëtime territoriale, të shkaktuar nga Serbia në fillim, por edhe nga Greqia më pas, si dëshirë për shfarosjen e Shqipërisë dhe Shqiptarëve?

E dinë këta që në Ballkanin Perëndimor, nuk kanë dalë nga rasti sot këta dy shtete shqiptarë?

E dinë këta kryeministra se Çamëria dhe Kosova,  të aneksuara nga sllavet dhe grekët, kanë krijuar tragjedinë e zgjatur të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kurse Çamëria është ende e aneksuar?

E dinë këta të dy që rreziku antishqiptar ka kaluar sot, sepse Shqipëria është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s?

E dinë këta që historia e Shqipërisë e drejtë, faktike dhe me jehonë të madhe në historinë botërore, ende nuk është shkruar realisht, se fqinjët armiqësorë të Shqipërisë kanë kërcënuar ose kanë paguar pseudo historianët shqiptarë nëpër katedrat e historisë?

E dinë këta që kryeministri që drejton Shqipërinë dhe ai që drejton Kosovën duhet urgjentisht të firmosin marrëveshjen juridike, politike dhe historike midis Shqipërisë e Kosovës, në funksion të botës shqiptare që ndodhet në Ballkanin Perëndimor?

E di kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës se Beogradi dhe Athina, dhe Moska gjithashtu, duan shpopullimin e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe po i bëjnë të gjitha përpjekjet që të dyja qeveritë dhe parlamentet e Shqipërisë e Kosovës të vijojnë t’i mbajnë rrogat e ulëta në Shqipëri e në Kosovë?

E dinë këta të dy se sot, sipas të gjitha kalkulimeve të ekspertëve të lartë ekonomike në Evropën Perëndimore e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrogat minimale duhej të ishin vendosur me ligj, në 1000 dollarë në Shqipëri e në Kosovë?

E di Rama dhe Kurti që rrogat e ulta në Shqipëri dhe në Kosovë janë kërkesë permanente e Beogradit dhe Moskës, sepse duan shpopullimin e Shqipërisë dhe Kosovës?

E pra… Nëse nuk i dinë këto, duhet të largohen nga politika, se nuk ka çfarë t’i duhen shqiptarëve, por nëse i dinë dhe nuk i bëjnë, sepse nuk i lënë padronët e tyre, fatkeqësi për të dy.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.