E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A rrezikohet hapja e digave? Eksperti: Jemi larg pikës kritike! KESH po abuzon me çmimin e energjisë
Publik News

A rrezikohet hapja e digave? Eksperti: Jemi larg pikës kritike! KESH po abuzon me çmimin e energjisë

Eksperti: Jemi larg pikës kritike! KESH po abuzon me çmimin e energjisë

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç,  flet per situatën e krijuar në vend pas reshjeve të dendura të shiut. Nëse do të hapen protat pas tejmbushjes së hidrocentraleve në vend, eksperti u shpreh se jemi larg pikës kritike.

“Në rrjedhën e Drinit në hidrocentrale prurjen janë 4 mijë m³ ujë në sekond ndërsa nga shkarkimi i portave nuk është më shumë se 1300 m³ në sekod. Kufiri maksimal që përballohet është 6300 m³ në sekond. Jemi larg pikës kritike sa i përket një përmbytje të mundshme që mund të ndodhë në zonat e veriut.

Nëse në ditët në vijim vazhdohet me këto reshje, situata do jetë më kritike. Nuk duhet lënë për në momentin e fundit. KESH ka institut për parashikimin e reshjeve, të menaxhojë në kohë, dhe jo në momentin e fundit.”-tha eksperti.

Eksperti tha më tej se po abuzohet në sektorin energjetik. Sipas tij KESH bën blerje të energjisë kur çmimi i energjisë elektrike është shumë i lartë në bursë.

“Nuk e di pse ndodh kjo gjë, ka disa muaj që ndodhin prokurime kur çmimi është më i lartë. Kjo ngre hije dyshimi, drejtuesit e KESH të reagojnë pse blejnë energji kur çmimi në bursë është i shtrenjtë.”-tha Duleviç.

Nëse duhet të shqetësohemi për krizë energjetike, Duleviç u shpreh se nuk ka vend për panik.

“Në këtë moment nuk duhet të aplikohet fasha dhe nuk duhet rritur fatura sepse kemi rezervë ujore të mjaftueshme. Edhe çmimi në bursë nuk është si përpara dy muajsh. Nuk duhet aplikuar fasha dhe nuk besoj se do aplikohet duke u bazuar në këto dy faktorë.”-tha Duleviç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.