Afera Rama-McGonigal/ Agron Neza paraqitet në ambientet e SPAK
Agron Neza, personi kyç në dosjen e mega-aferës Rama-McGonigal, është paraqitur në ambientet e SPAK.
Shqiptaro-amerikane, ish-punonjës i shërbimit sekret shqiptar, është personazhi që del disa herë në të ashtuquajturën dosje shqiptare të McGonigal.
Agjenti i lartë i FBI-së u korruptua nga qeveria e Edi Ramës.
Kjo pranohet për herë të parë haptas në pretencën e prokurorisë federale amerikane për këtë çështje.
Emri i Edi Ramës del të paktën tre herë në këtë pretencë.
Më herët është pyetur edhe Dorian Duçka, këshilltari informal i kryeministrit Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



