E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aferat e Ballukut, BE ‘shuplakë’ të fortë Qeverisë Rama
Lajme

Aferat e Ballukut, BE ‘shuplakë’ të fortë Qeverisë Rama

E skualifikon nga Ministeriali i Energjisë

Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë i Bashkimit Europian, pas një vendimi të marrë më 18 dhjetor, ku Shqipëria ndëshkohet për mosrealizimin e detyrimeve që kishte marrë përsipër në sektorin e energjisë. Në vendimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë thuhet se autoritetet shqiptare do të duhet të raportojnë gjatë vitit 2026 mbi hapat që do të ndërmarrin për korrigjimin e shkeljeve të konstatuara në politikat energjetike.

Përjashtimi i Shqipërisë nga ky mekanizëm lidhet drejtpërdrejt me tre projektligje madhore, për të cilat përgjegjësia politike i atribuohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, e cila rezulton zyrtarisht e pandehur nga SPAK për disa akuza penale.

Projektligjet në fjalë janë:

  1. TEC-i i Roskovecit

  2. Anijet energjetike “Tigrat” në Vlorë

  3. Linjat e interkonjeksionit europian të energjisë

VENDIM I KËSHILLIT MINISTROR TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË TË BE-së

2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:

Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria

Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:

– Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),
– Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),
– Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,

si dhe një sërë rregulloresh teknike të Bashkimit Europian mbi:

– alokimin e kapaciteteve,
– menaxhimin e kongjestionit,
– balancimin e energjisë,
– emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit.

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për masat përkatëse, duke shkelur:

– vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,
– si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Neni 2 – Veprimet pasuese

  1. Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.

  2. Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.

  3. Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.

Neni 3 – Hyrja në fuqi

Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.

Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.