E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afrikanët e Ballkanit u bënë me avion Air Albania
OP-ED

Afrikanët e Ballkanit u bënë me avion Air Albania

Kreshnik Osmani

Afrikanët e Ballkanit u bënë me avion Air Albania dhe kjo përbën lajm për skllevërit dhe ky është një lajm të cilin skllavopronari piktor përpiqet ta shesë fort.

Imagjinoni psh:
Air ?? Angola
Air ?? Burundi
Air ?? Mali
Air ?? Sierra Leone
Air ?? Gabon
Air ?? Mongolia
Dhe menjehere pas tyre
Air ?? Albania

Të gjitha këto vende qe jane maja e mjerimit te botes kane linjat e tyre me avionë në pronësinë e tyre prej minimumi 50 vitesh.

Pas gjithë kesaj ti meson se vendi yt është bere me aeroplanë qe nuk jane te vetet dhe perveç kesaj, ne vend qe ta fshehin turpin e inagurojne me shampanjë.

Avioni i Taipit, pilotët te Taipit, stjuardesat te Taipit, kodi ajror i fluturimit i Turkishit, zyrat te Taipit ndersa shiriti me boje te kuqe dhe njolla me bojë te zezë e laraskës ke llamarina e avionit është e piktorit.
A e kuptoni se në ç’gradë jemi?! A e kuptoni se në ç’gradë duhet të mbërrijë një popull që të mos kesh turp t’u thuash ju kam bere me aeroplan ne vitin 2018 aq me teper me avion qe Shteti jot nuk e ka te vetin?!

I pashë disa turq duke bërë foto avionit të skllevërve në Rinas, foto të cilat patjeter që pushtuan shtypin turk sot. U thanë turqve,  Angolën e Ballkanit e bëmë me avion ku i lamë të vendosin bojnat e flamurit të tyre mbi llamarinë.

A nuk ju vjen turp që e nxirrni turpin në pazar ?!
A nuk nuk ju vjen turp që na e nxirrni bojën në këtë mënyrë?!
A nuk ju vjen turp që kur ta bëni turpin minimalisht ta fshihni atë?!

Përveçse po na e shkatërroni jetën çdo ditë, na e morët edhe erzin, bastardë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.