E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afrim Qëndro shpërblehet me dy kulla 21 dhe 22 katëshe në Vlorë
Lajme

Afrim Qëndro shpërblehet me dy kulla 21 dhe 22 katëshe në Vlorë

Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qëndro, është shpërblyer së fundmi me një projekt madhor. Leja e zhvillimit për ndërtimin e kompleksit “Luzaj Tower”, që përfshin dy kulla prej 21 dhe 22 katësh, është dhënë për shoqërinë “Eral Construction” sh.p.k., e cila është në pronësi të të afërmve të tij, Gramoz Qëndro dhe Ervin Qëndro, të cilët zotërojnë nga 50% të aksioneve secili. Kompleksi “Luzaj Tower” përfshin një kombinim të hoteleve dhe apartamenteve rezidenciale me vendndodhje strategjike.

Kompanitë e lidhura me Afrim Qendron, sidomos “Eral Construction” sh.p.k, ka marrë tendera pa fund nga administrata rilindase, në vlera të frikshme. Por pavarësisht dyshimeve dhe akuzave për përvetësim fondesh, duket se Afrim Qendro vazhdon i qetë të marrë përfitime të njëpasnjëshme nga pushteti. Në fakt duket se qeveria i ka bërë dhuartën e radhës duke i dhënë leje për ndërtimin e dy super kullave në një nga zonat më strategjike të Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.