Agjencia ‘Bloomberg’: Dy kompani ajrore shqiptare pritet të falimentojnë
Agjencia e njohur e lajmeve, Bloomberg, paralajmëron se dy kompani ajrore shqiptare pritet të falimentojnë gjatë vjeshtës ose dimrit.
Agjencia citon një analizë të grupit të njohur, Sanford C. Bernstein.
Sipas këtij grupi, linjat e dobëta ajrore pritet të falimentojnë për shkak se qeveritë nuk i kanë më në fokus për t’i shpëtuar siç ndodhi gjatë pandemisë.
Këtë herë, vëmendja e qeverive është diku tjetër, pasi inflacioni është në rritje.
Edhe pse nuk i jep me emra, Bloomberg citon se kompanitë ajrore më të rrezikuara janë: një nga Qipro, dy nga Shqipëria, si dhe linja ajrore në Bjellorusi, Bullgari, Çeki, Gjeorgji, Moldavi dhe Rumani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



