E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agjencia  e Donacioneve
Publik News

Agjencia e Donacioneve

Agjencia e frikshme nuk eshte ajo e propagandes, por nje tjeter

Shqetesimi se qeveria po krijon ministri propagande eshte i kote. E gjithe qeveria, qe ne diten e pare te saj, ka qene nje ministri e madhe propagande. Gjithsesi Agjencia e Propagandes eshte e pademshme se ti ke mundesi ta luftosh me media.

Ajo qe eshte e demshme dhe qe nuk ka kure eshte agjencia tjeter qe po behet gati . Shume shpejt qeveria do te krijoje Agjencine e Donacioneve.

Agjencia e Donacioneve do te administroje te gjithe fondet e huaja te buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do te jete Ilir Beqja. Me pak fjale do te krijohet nje xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliarde euro ne vit, i cili do te shpenzohet jashte disiplines financiare dhe ligjeve te buxhetit. Kjo eshte cmenduri.

Shqiperia do te kete dy ministri financash. Nje ministri qe menaxhon fondet e brendshme te buxhetit dhe nje agjenci, qe menaxhon fondet nga jashte. Meqe po mbaron xhepi i rindertimit, tani duhet krijuar nje xhep i ri per te kanalizuar fondet me eficence dhe pa siklete aty ku duhen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.