E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agjentja ruse e infiltruar në bazën e NATO-s, u zbulua nga mediat
Publik News

Agjentja ruse e infiltruar në bazën e NATO-s, u zbulua nga mediat

Një hetim i kryer prej 10 muajsh nga gazeta italiane “La Reppublica’ së bashku me portalin investigative ‘Belling Cat’, prestigjozen gjermane ‘Der Spiegel’ dhe ‘Insider’ kanë zbuluar misionin sekret të asaj që cilësohet si protagonistja e operacionit më të bujshëm të inteligjencës të kryer nga Rusia në Itali.

“E shquar në shoqëri, e veja, argjendarja dhe spiunja. Si një agjent i GRU-së ia doli të futej në rrethet e NATO-s në Itali” – ky ishte cilësimi që ‘Bellingcat’ i ka bërë të ashtuquajturës Maria Adela Kauhfelt Rivera.

Maria Adela, e lindur në Peru nga një baba gjerman hyri në Itali me një pasaportë ruse të njësisë speciale të përdorur nga Gru, inteligjenca ushtarake nën urdhrat e Kremlinit. Kjo ishte gjurma e parë në investigimin që solli demaskimin e agjentes ruse.

Karriera e Maria Adelës si informuese për Kremlinin kapi majat në Napoli të Italisë, ku për një periudhë të shkurtër ishte në qendër të shoqërisë vendase. Dokumentet e siguruara gjatë hetimit tregojnë se përpara Napolit ajo kishte udhëtuar në Romë, Maltë dhe Paris.

Maria Adela siguri postin si sekretare e një organizate prestigjioze bamirësie të krijuar nga një oficer i NATO-s me bazë në Napoli, që vazhdimisht frekuentohej nga anëtarët e qendrës komanduese të aleancës. Gazetarët e BellingCat kanë folur me disa zyrtarë të NATO-s që kanë konfirmuar se Maria Adela shoqërohej në përditshmëri me efektivë të aleancës. Maria ka patur shoqëri edhe me të dërguarit ushtarakë të SHBA-së.

Der Spiegel dhe Insider vijojnë t’i kërkojnë asaj një intervistë, por ende s’kanë një përgjigje. Ndërkohë që ata i janë drejtuar gjithashtu zyrës së NATO-s për një koment zyrtar të cilët kanë refuzuar të flasin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.