E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Llakaj, mesazh pas humbjes së bashkëshortes: Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju japë është shëndeti
Lajme

Agron Llakaj, mesazh pas humbjes së bashkëshortes: Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju japë është shëndeti

https://www.instagram.com/reel/C7l-8xOt29C/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Disa ditë më parë artisti i njohur, Agron Llakaj, humbi bashkëshorten e tij, Kostandinën, nga një sëmundje e rëndë.

Ditën e sotme aktori ka postuar një video falënderimi në “Instagram” për të gjithë dashamirësit e tij që i qëndruan afër në këto ditë të vështira.

Në video, Llakaj shprehet duke thënë se mali i dhimbjes për Kostandinën është i pashpjegueshëm.

Ai theksoi se për shkak të kësaj dhimbjeje të madhe, ata po pranojnë vuajtjen.

Mesazhet e ngushëllimit që ai ka lexuar janë mbështetje për ruajtjen e kujtimit të saj, megjithëse ai theksoi se kujtimi i Kostandinës është i përhershëm në çdo frymëmarrje të tyre.

Reagimi i plotë:

Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Dihet mirë që edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq, të njohur dhe të pa njohur. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.

Mali i dhimbjes që Kostandina la pas nuk ka fjalë që mund ta shpreh. Pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj. Ne nuk do ruaj kujtimin e saj sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën. Jetën nuk e zgjedhim, e tillë është.

Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë.
Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim.

Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina. Pas gjithë kësaj beteje, sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.

Dua të them shumë, por i prekur dhe i emocionuar nga pjesmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.