E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj publikon llogaritë: Qeveria lekët që i jep në mëngjes, i merr në darkë
Publik News

Agron Shehaj publikon llogaritë: Qeveria lekët që i jep në mëngjes, i merr në darkë

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka deklaruar sot se paketa e qeverisë për t’u ardhur në ndihmë bizneseve është një mashtrim.

Sipas tij, brenda datës 20 prill bizneset do duhet të paguajnë sigurimet shoqërore për periudhën janar-mars që kap vlerë e 2 4000 lekë.

Ndërkohë që sipas Shehajt, një pjesë e bizneseve do të marrin nga qeveria 26000 lekë, pagë lufte, nga e cila do ti mbetet në xhep vetëm 2 mijë lekë.

Për demokratin, qeveria ato pak lekë që do u japë në mëngjes bizneseve të vogla, do ua marrë në darkë.

“Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill rreth 24000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars.

 Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26000 leke ne muajin prill për pagën e luftës. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep. Ata që nuk do marrin as “pagën e luftës”, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën 24000 Lekë.

Paketa e qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e vogla është një mashtrim: ato pak lekë që qeveria t’i jep në mëngjes, t’i merr në darkë.

Madje shumicës së bizneseve qeveria nuk do t’u japë asgjë dhe do ja u marrë detyrimet fiskale njësoj si në kohë normale. Kjo është lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe me ekonominë e vendit”, thekson Shehaj.

LLogaria biznesi vogel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.