E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aguero, Pogba, Van Dijk, ja kush shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premierligë
Sport

Aguero, Pogba, Van Dijk, ja kush shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premierligë

Virgil van Dijk është votuar si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premierligë nga tifozët e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA).

Në garë për këtë çmim, qendërmbrojtësi holandez mposhti Sergio Agueron, Aymeric Laporten dhe Raheem Sterlingun e Manchester Cityt, Asley Barnes të Burnleyt dhe Paul Pogban e Manchester Unitedit.

Kjo është hera e dytë që Van Dijk e fiton këtë çmim këtë sezon, pasi herën e parë e fitoi në nëntor.

Kapiteni i Holandës i luajti të gjitha ndeshjet e Liverpoolit gjatë muajit shkurt, duke e ruajtur të paprekur portën në tri prej tyre dhe duke shënuar dy gola.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.