E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ahmetaj: AKSHI është kopshti privat i Ramës
Lajme

Ahmetaj: AKSHI është kopshti privat i Ramës

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë të Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar në rrëfimin e tij për Çim Peka Live se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve famijarë të kryeministrit.

Peka: AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës?

Ahmetaj: Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është.

Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve.

Peka: Ka rënë familja e kryeministrit tek AKSHI në përgjim ambiental…

Ahmetaj: I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi.

Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.