E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ai është thjesht MEGALOMAN!
Publik News

Ai është thjesht MEGALOMAN!

Me të vetën Ai po i tregon mbarë botës se ajo nuk po sillet mirë dhe se duhet të marrin shembull sjelljen e Tij!!!

Ai mendon se është më i mençmi i NATOS; më i zgjuari i Ballkanit (pavarësisht se s’po i hapet); më i madhi i të gjitha kohërave në OSBE dhe padyshim më i rëndësishmi në OKB. Ai është më amerikan se amerikanët, më Europian se Europianët. Ai është i krishterë, por që shkon mirë me mohamedanët.

Megaloman 24 karat.

Ja disa episode të megalomanisë:

1. Sa herë ka refugjatë ky del i pari vullnetar për t’i strehuar. Sirianët, afrikanët dhe tani Afganët ky i strehon vullnetarisht. Me të veten ky i ka strehuar të gjithë. Nëse dikush google deklaratat e Tij në median e huaj, do dalë që Edi Rama strehon refugjatë, sigurisht duke i dhënë leksione perëndimit në çdo rast.
Tjetër punë se as refugjatët s’ia preferojnë vendin që Ai medemek qeveris.

2. Trump është “turp i njerëzimit”, deklaroi Ai me pompozitet megalomani. Pastaj bëri cirk me lobistë që të shfaqej si mik i vjetër i Trump. Nuk i ishte krejt pa sukses si shfaqe ai cirk.

3. Po kur desh të negocionte krizën E zgjedhjeve në Bjellorusi? Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha

4. Po në Ukrainë? E mbani mend që desh t’i pajtonte me Rusët? Hahahahahahahahahahahahahaha.

5. Po Macronin që e kishte shok dhe se i kishte dhuruar atlete adidas?🙈🙈🙈

6. Po kur shkoi në Serbi dhe foli si triumfator i kombit?! Hahahahahahahahahahahahahahahah

7. Po që desh të pajtonte Grekët e Turqit vjet?! Hahahahahahahahahahahahahahaah

8. Po minischengenin/ open ballkanin a kush e di sa herë do ia ndërrojnë emrin?!
Hahahahahahhahahahahahhaah

9. Po që i kishte dhënë mend NATO-s për Afganistanin?
Hahahahhahahahahahahahahahahahahahaha

10. Po kur desh të ndante kufijtë e Kosovës me Serbinë?! Hahahahahhahahahahha.
Në fakt mori në qafë Thaçin, të vetmin aleat që kishte në Kosovë…

Ky është thjesht një MEGALOMAN. Ngjarje si kjo e Afganistanit i ka thjesht ushqim për megalomaninë e tij.

Një megoloman që, për fatin tonë të keq, ka kuptuar se mund t’i bëjë ç’të dojë vendit të vet vetëm ai të shesë mend nëpër dynja se sa i zoti e i mirë që është!

Nga ana tjetër është një megaloman i kompleksuar sepse sundon një vend të vogël dhe nuk ka ushtri… o Zot po ta kishte këtë të fundit!!!

Por thjesht sundon këtë vend që e shndërron kollaj në magazinë gjithfaresh. E sundon me megallomanira të tilla, që fatkeqsisht këtu ende ngjisin…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.