E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ajaxi  skualifikon  Juventusin e Ronaldos
Sport

Ajaxi skualifikon Juventusin e Ronaldos

Vendimi i parlamentit Holandez për të rikthyer vizat me Shqipërinë ishte një lajm i keq për të gjithë shqiptarët.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kreu i PDK, Nard ndoka, i cili me ironi shkruan se vënia e vizave ishte një tjetër arritje e Ramës.

Ajaxi nuk mund të konsiderohet surpriza e Champions Leagues pasi së fundmi i ka dhënë “leksion” edhe Juventusit të Cristiano Ronaldos.

Holandezët siguruan një fitore të pabesueshme 2-1 në Torino në ndeshjen e kthimit përballë bardhezinjve.

Në minutën e 28’ ishte Cristiano Ronaldo i cili shënoi me kokë, por rasti është konsultuar me VAR-in, shkruan . Arbitri vrapoi pranë monitorit për të parë “replay” pamjet dhe më pas vendosi që goli të ishte i rregullt.

Vetë 6 minuta zgjati gëzimi i vendasve pasi talenti holandez Van de Beek barazoi shifrat në 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë respektivisht në minutën e 67’ ishte Matthijs de Ligt ai i cili vendosi qetësi në “Allianz Stadium”.

Talenti holandez i dha fund shpresës së “Zonjës së Vjetër” që deri minutat e fundit ishte e pafuqishme për të reaguar.

Pas këtij kualifikimi, Ajaxi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Tottenham/Manchester City.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.