E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akademia e Shkencave emëron drejtorët të rinj
Lajme

Akademia e Shkencave emëron drejtorët të rinj

ë enjten, Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët e Instituteve Albanologjike që ishin në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj.

Një ditë pasi miratoi statutin e ri, Kryesia e Akademisë që drejtohet nga Skënder Gjinushi. Statusi i ri hapi rrugë ndryshimeve duke zhbërë vendimet për drejtues të bëra me zgjedhje.

Kësisoj, mbështetur në dispozitën kalimtare te Statutit të Akademisë së Shkencave miratuar nga Asambleja për caktimin e drejtuesve të përkohshëm të instituteve dhe Qendrës e Studimit të Arteve vendosi që: akademiku Adem Bunguri të caktohet drejtor i Institutit te Arkeologjisë, Prof. dr. Hamit Kaba caktohet drejtor i Institutit të Historisë, Akad. Valter Memisha caktohet drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj caktohet drejtor i Institutit të Antropologjisë dhe Akad. asoc. Stefan Çapaliku caktohet drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.