Akil Kraja | Gjatë 2016 bashkia ka mbledhur 2.075 milion euro gjoba
Një dështim Monumental : ky është vlerësimi i vetëm që mund t’i jepet realizim buxhetit 2016.
Asnjë kompromis me të vërtetën ! Asnjë kompromis me Lirinë e fjalës. Si në Parlament, ashtu dhe në Këshillin Bashkiak, pushteti e ka të pamundur të pranojë debatin e të përballet me opozitën mbi fakte.
Një dështim Monumental : ky është vlerësimi i vetëm që mund t’i jepet realizim buxhetit 2016. Veliaj thotë është buxheti më i mirë ndër vite me rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave.
Ndërkohë realiteti është krejt tjetër…
Qytetarët duhet të dinë që :
1) Bashkia ka plot 5.470 punonjës
2) Të ardhurat e Bashkisë në 2016 ishin plot 60 milion euro, vlerë që rezulton vetëm nga rritja e taksave.
3) Pavarësisht këtij buxheti të madh, në të mungojnë sërisht mbi 20 milion euro të cilat nuk janë mbledhur për shkak të pa-aftësisë dhe klientelizmit të Bashkisë Veliaj (parashikuar 10.6 miliardë lekë, mbledhur 7.6 miliardë – mungojnë 30%)
4)Kombinimi mes pa-aftësisë dhe dështimit në grumbullimin e taksave ka bërë që :
5)Programi i menaxhimit të rrugëve dhe transportit publik të jetë realizuar vetëm 13.6 milion euro nga parashimi prej 36.8 milion euro (realizimi 36%);
6) Programi ujësjellës kanalizme të jetë realizuar vetëm 55.000 euro nga parashikimi prej 160.000euro (realizimi 34%)
7) Programi i ujitjes kullimi të jetë realizuar vetëm 440euro (e lexuat saktë katërqind e dyzet) nga parashikimi prej 800.000euro (realizimi 0.001%);
8)Programi Mbrojtja e Mjedisit të ketë dështuar totalisht me 0 lek të investuara…
…
Ndërkohë tek të ardhurat, dy momente vlejnë të theksohen :
a) Gjatë 2016 janë mbledhur 2.075 milion euro gjoba;
b) Taksa në infrastrukture nga ndërtimet e reja ka kaluar nga 1 milion euro në 9.5 milion euro (nënkupto 10 fishim të lejeve të ndërtimit).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



