E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKSHI i jep tender 2.2 miliardë Grigor Jotin dhe ortakut të Ilir Beqajt
Lajme

AKSHI i jep tender 2.2 miliardë Grigor Jotin dhe ortakut të Ilir Beqajt

Mirlinda Karçanaj të nderuar miq është shndërruar në një pulë që pjell florinj. Por problemi është se këto florinj që dalin nga vendi përkatës i Mirlindës, nuk janë të saj por të shqiptarëve.

Institucioni i drejtuar prej saj, AKSHI, për fat të keq është kthyer në furnizuesin më të madh të oligarkëve dhe miqve të pushtetit me paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Në rastin më të fundit AKSHI do të gostisë me mbi 2.2 miliardë lekë Grigor Jotin dhe Sokol Sinanin.

Ky i fundit ka qenë ortak me Ilir Beqajn në kompaninë INTECH +. Nuk është aspak çudi që edhe në këtë rast në të vërtetë paratë të përfundojnë jo në xhepat e Sokol Sinanit por në ato të Ilir Beqajt.

Kjo natyrisht i takon SPAK ta vërtetojë por duket se prej kohësh ky institucion nuk duket i interesuar për shpërdorimin e parave të shqiptarëve nëpërmjet tenderave të dyshimtë. Në rastin konkret bëhet fjalë për një procedurë me numër reference REF-70062-05-23-2023 që ka si objekt “Mirëmbajtje e sistemit të thesarit dhe blerje licenca Oracle-për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”.

Fondi limit i tenderit është përcaktuar në vlerën prej 205,238,986 lekësh të reja pa TVSH ose gati 2.5 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse shikojmë dokumentacionin e tenderit do të vëmë re se kemi të bëjmë me një konkurrencë tepër të cunguar pasi në të kanë marrë pjesë vetëm dy garues.

Fitues është shpallur bashkimi i kompanive “INFOSOFT SYSTEMS” i Grigor Jotit dhe “DATA LOG” i Sokol Sinanit, ish-ortak i Ilir Beqajt në kompaninë INTECH+.

Oferta e tyre e shpallur fituese është në vlerën 188,819,880 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë ndërkohë sa 92% e fondit limit duke ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.