E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë “Ferrari” shpërthen në flakë/ Ndërron jetë vëllai i deputetes greke
Publik News

Aksident i rëndë “Ferrari” shpërthen në flakë/ Ndërron jetë vëllai i deputetes greke

Greqi- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 45-vjeçari në Greqi. George Monogio mbeti i bllokuar në makinë pas aksidentit, ndërsa Ferrari i tij u shkrumbua nga flakët.

Në momentin e fundit gruaja e tij arrin të dalë nga automjeti, por për 45-vjeçarin ishte tepër vonë. Mediat greke raportojnë se viktima është vëllai i deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou.

Aksident i rëndë “Ferrari” shpërthen në

Pamjet nga vendi i ngjarjes të filmuara nga kamera amatore janë tronditës, ku njerëzit dëgjohen të bërtasin dhe përpiqen të thërrasin policinë dhe zjarrfikësin për ndihmë.

Në atë moment dëgjohet një thirrje: “Vëllai im!”. Sipas mediave vetëm pak pas aksidentit motra e viktimës mbërriti në vendngjarje dhe pa gjithçka./Protothema

https://youtu.be/TMsURkGGo8E

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.