Aksident i rëndë në Bllok, Benz-i shkatërrohet plotësisht në pjesën e përparme
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Bllokut në kryeqytet.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, në aksident janë përfshirë dy automjete ku njëri prej tyre tip “Benz” është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një radhë e madhe automjetesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



