E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një 65-vjeçar
Lajme

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një 65-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Sipas policisë, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur për vdekje një person të moshës 65-vjeçare.

Nga informacionet paraprake, nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin ku u regjistrua aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan – Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.