Aksidenti ajror në Uashington DC/ Reagon Trump: Mund të parandalohej…
Një fluturim i American Airlines me 64 persona në bord u përplas me një helikopter të ushtrisë, Black Hawk, ndërsa ulej në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit në orët e para të së enjtes.
Disa viktima janë konfirmuar dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të nxjerrë të mbijetuarit nga uji, raportoi CNN. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për viktimat.
Presidenti i SHBA Donald Trump shprehu pikëllimin për këtë çështje dhe tha: “Jam informuar plotësisht për aksidentin e tmerrshëm që sapo ndodhi në Aeroportin Kombëtar Reagan. Zoti i bekofte shpirtrat e tyre. Faleminderit për punën e jashtëzakonshme që po bëhet nga ata që reaguan menjëherë”.
Më vonë, Donald Trump tha se rrëzimi i avionit mund të ishte parandaluar. “Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin apo jo? Kjo është një situatë e keqe që duhet të ishte parandaluar”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Disa sportistë të patinazhit artistik në avionin e rrëzuar, mes tyre dy kampionë botërorë rusë

Dy patinatorë të famshëm rusë ishin në aeroplanin që u rrëzua në Uashington, sipas mediave ruse.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov, të cilët ishin një çift i martuar, ishin midis 64 pasagjerëve në bordin e aeroplanit të pasagjerëve që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomacm natën e së mërkurës së kaluar (në orët e para të mëngjesit sot me orën tonë) pasi u përplas me një helikopter të forcave ajrore ushtria. Agjencia Ria raporton se në bordin e avionit fatal mund të ketë qenë edhe djali i tyre i vogël Maxim, i cili po ndjek hapat e prindërve në sport.
Dyshja kishin fituar vendin e parë në kampionatin botëror të patinazhit në çift në vitin 1994. Gjatë karrierës së tyre, Siskova dhe Naumov fituan shumë çmime dhe nderime në ngjarje të ndryshme botërore. Pas daljes në pension në vitin 1998, ata filluan të punojnë si trajnerë dhe që atëherë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Djali i tyre Maxim kishte garuar në kampionatin amerikan të patinazhit artistik në Wichita, Kansas nga 20 deri më 26 janar.
Në këtë fazë nuk është e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit që ka tronditur SHBA-në. CBS News raportoi më herët se 18 trupa ishin gjetur.
Shumë patinatorë në aeroplan
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



