E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti  në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 31-vjeçari
Lajme

Aksidenti në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 31-vjeçari

Makina bie në humnerë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë. Nga raportimet e para mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë në zonën e njohur si qafa e Skërficës, pranë daljes së tunelit.

Nga raportimet mësohet se pas rënies në humnerë, automjeti ka shpërthyer në flakë.

Sipas informacioneve zyrtare 1 person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.