E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti tragjik në Tiranë/ Dom Gjergji  me mesazhin prekës :Këta janë heronjtë e vdekjeve të bardha. R.I.P.
Sot

Aksidenti tragjik në Tiranë/ Dom Gjergji me mesazhin prekës :Këta janë heronjtë e vdekjeve të bardha. R.I.P.

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta i ka dedikuar një postim përlotës dy punëtorëve që humbën jetën dje pas një aksidenti tragjik në një prej pallateve në rrugën Faik Konica, si pasojë e shembjes së skelës.

Përmes një reagimi në Twitter, kleriku i njohur shprehet ndër të tjera, se vdekja e dy viktimave të këput zemrën pasi ishin duke punuar për ti çuar familjes bukë.

“Çdo vdekje, sidomos askidentale, është e dhimbshme. Por vdekja e atyre burrave që ranë nga skelat të këput zemrën, sepse ata ishin duke punuar, derdhur djersë, për t’i çuar familjes bukën te shtëpia. Këta janë heronjtë e vdekjeve të bardha. R.I.P. … “, shkruan Dom Gjergji në postimin e tij.

Image

Dy punëtorë humbën jetën pasi u zunë nën rrënojat e skelës të firmës “Syla” që u shemb nga lartësia e një pallati 13 katësh në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Viktimat e ngjarjes së rëndë ndodhur rreth orës 15:00 janë 31-vjeçari Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36 vjeç. Ata u nxorën të pajetë rreth 2 orë pas ngjarjes, teksa ndodheshin në rrënojat e skelës e cila u shemb nga lartësia duke i zënë poshtë.

Ndërsa tre punëtorët e të tjerë që mbetën të plagosur e që u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, janë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.