E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktivitete Publike që nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive
Flash

Aktivitete Publike që nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje të detyrimeve që ka nga zbatimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor, ju përcjell një njoftim të ri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik.

AMA kërkon nga të gjitha OSHMA-të që të mos përfshijnë aktivitetet e përmendura nga KQZ në transmetimet e përmbajtjeve audiovizive. Autoriteti do të vijojë procesin e monitorimit dhe në rast të identifikimit të rasteve të transmetimit të aktiviteteve të listuara si “Ndaluar nga KQZ”, siç janë konsideruar aktivitetet e mëposhtme, do të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për vijimin e procedimit administrativ sipas legjislacionit në fuqi.

Më poshtë gjeni njoftimin e KQZ-së:

Veprimtaritë publike me objekt:

1. “Inspektim punimesh, kanali i ujërave të larta, Lushnjë (me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars, për t’u zhvilluar më datë 30 mars

2. “Inspektim punimesh, muri mbajtës, lagja ‘Kongresi’, Lushnjë (me media sociale)” me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 3 mars

3. “Inspektim punimesh, palestra e shkollës ‘Foto Puka’ Lushnjë (ripublikim, me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 30 mars

4. “Inspektim punimesh, markatë në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’, Lushnjë (me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 30 Mars

5. “Dita Kombëtare e Mjekëve, Lushnjë (takim me mjekë, me media sociale)”, me pjesëmarrës: Taulant Balla, Eriselda Sefa, Laureta Xhafa, mjekë të Lushnjës, raportuar më datë 25 mars për t’u zhvilluar më datë 30 Mars

referuar neneve 91, 92, pikat 1, 2 dhe 4 të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, përbëjnë veprimtari të ndaluara.

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të ndalojë zhvillimin e këtyre veprimtarive. Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit, të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ”, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaria nuk mund të zhvillohet.

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4 të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit te Mediave Audiovizive të marrë masa që mos të lejohet transmetimi apo të pasqyrohet në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione./ CNA.al

Aktivitete Publike që nuk duhet të përfshihen në
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.