E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori i ‘Game of Thrones’ rezulton i infektuar
Publik News

Aktori i ‘Game of Thrones’ rezulton i infektuar

Koronavirusi ka prekur me mijëra persona, duke mos lënë pas as yjet e kinemasë.

Kristofer Hivju, aktorin të cilin të gjithë e njohim përmes filmit ‘Game of Thrones’, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Ka qenë vet aktori që e ka bërë me dije këtë lajm meanë të një postimi në Instagram.

Në postimin e tij Hivju ka shkruar se është prekur nga koronavirusi dhe po qëndron në karantinë së bashku me familjen e tij në Norvegji.

“Përshëndetje nga Norvegjia! Më vjen keq të them këtë por kam rezultuar pozitivish me COVID-19. Familja ime dhe unë jemi izoluar në shtëpi për aq kohë sa duhet. Jemi në gjendje të mirë shëndetësore. Kam vetëm simptoma të buta të një ftohjeje. Ka njerëz në rrezik më të lartë kështu që ju bëj thirrje të gjithëve që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm.

Lani duart, mbani 1,5 metra distancë nga të tjerët, qëndroni në karantinë; thjesht bëni gjithçka që mundeni për të ndaluar përhapjen e virusit. Së bashku mund të luftojmë këtë virus dhe të shmangim një krizë në spitalet tona. Ju lutemi të kujdeseni për njëri-tjetrin, mbajeni distancën dhe qëndroni të shëndetshëm”, shkruan aktori.

Kujtomë se edhe aktorë të tjerë si Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson apo aktorja Olga Kurylenkonj e Idris Elba që janë prekur nga koronavirusi. Ndërkaq Hanks dhe bashkëshortja e tij, kanë dalë nga spitali dhe po qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.