Aktori i njohur Mehdi Malkaj: Të ka bërë perëndia, luftëtar, si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar!
Aktori i njohur Mehdi Malkaj sot para SPAK solli në vëmëndje vargjet e poezisë së Andon Zako Çajupit “Shqipëtar”. Në vend të “Shqipërnë e mori turku”, ai e improvizoi “Shqipërinë e mori Edi”, referuar kryeministrit Edi Rama. Aktori iu bëri thirrje qytetarëve, që të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
“Shqipërinë e mori Edi,
i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku
shqipëtar!
Të ka bërë perëndia,
luftëtar,
si s’të lodhi Edi Rama,
o shqiptar!
Çohu o lumëmadh, çohu se s’të gjen gjë, do fitosh të drejtat e tua”!
https://www.instagram.com/p/CSFHns4jrr-/?utm_medium=copy_link
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



