E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori Osman Azemi kërkon falje për deklaratën se “Shqiptarët e Shqipërisë xhelozë për të Kosovës!”: Dëmi u bë!
Lajme

Aktori Osman Azemi kërkon falje për deklaratën se “Shqiptarët e Shqipërisë xhelozë për të Kosovës!”: Dëmi u bë!

Aktori i humorit Osman Azemi ka kërkuar falje për deklaratën e tij të bërë disa ditë më parë, ku tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë ndaj atyre të Kosovës. Azemi shpjegoi se deklarata e tij ishte bërë në një kontekst humori dhe kërkoi ndjesë për situatën që ka shpërthyer pas kësaj.

“Unë ndoshta nuk kam shprehur vetë siç duhej dhe kjo më bën të ndjehem keq. Tani duhet të jem shumë i kujdesshëm në atë që them, sepse dëmi është bërë. Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Qëllimi im ishte të flisja për sport, natyrisht që sporti na emocionon, dhe gjatë intervistës ndodhi një gabim që ishte një lloj satire. Kam dashur të bëj satirë, pak humor, por mori përmasa të papritura dhe ndihem keq,” tha aktori.

“Nuk kam dëshirë të shoh shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi të ndahen mes tyre. Sinqerisht, ndjehem keq edhe për qytetarët në Shqipëri, pavarësisht se janë të majtë apo të djathtë, dhe për ata në qeveri apo opozitë, për miqtë dhe familjarët e mi që i kam futur në një situatë të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë të shqetësuar, por tani është bërë dëmi,” përfundoi Azemi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.