E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori i humorit do luajë në filmin e Mamaqit “I love Tropoja”
Publik News

Aktori i humorit do luajë në filmin e Mamaqit “I love Tropoja”

  • “I love Tropoja” mban titullin filmi i Ermal Mamaqit, i cili ka nisur xhirimet prej disa ditësh.

ermal mamaqi1

 

 

Ermali dhe aktorët që janë pjesë e kastit të këtij filmi janë vendosur në veri të Shqipërisë, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit momente se si po ecën puna për filmin e re.

ermal

Gjithashtu Mamaqi zbulon edhe personazhet e njohur që ka vendosur që t’i bëjë pjesë të filmit të tij të dytë. Ditën e sotme ai ka publikuar një fotografi të aktorit të mirënjohur, Behar Mera e krahas saj shkruan: “Mjeshtri i humorit Behar Mera nga protagonistët e “I love Tropoja””.

Behari shfaqet i veshur si polic dhe me siguri ky do të jetë edhe roli i tij, të cilin edhe më herët e kemi parë në këtë rol.

behar mera

Ndërsa nga ana tjetër kujtojmë se deri tani është zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.

enca ermal filmenca ermal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.