E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza ndaj Saliut, si gjyqi i kafeve të Nexhmije Hoxhës!
Lajme

Akuza ndaj Saliut, si gjyqi i kafeve të Nexhmije Hoxhës!

Ilir Demalia

Një opozitë që mban si lider të vetmin komunist të ngelur në politikë në Europën Lindore. Me një retorikë dhe leksik të vjetëruar “antikomunist” pas 35 vjetësh me demagogji komuniste si komunisti- antikomunist që tërheq zvarrë shqiptarët…

Edi Rama, ka 12 vjet në pushtet, me një qeveri skandale pas skandalesh te llahtarshme për korrupsion, dhe ka të sigurt mandatin e katër dhe të pestë.

Pse ndodh kjo?

Kjo ndodh se përballë Ramës është një opozite e konsumuar e diskretituar, e korruptuar deri në fyt kur ka qenë në pushtet dhe vazhdon përfiton prej pushtetit te opozitës.

Një opozite që mban si lider të vetmin komunist të ngelur në politikë në Europën Lindore. Me një retorikë dhe leksik të vjetëruar “antikomunist” pas 35 vjetësh me demagogji komuniste si komunisti- antikomunist që tërheq zvarrë shqiptarët si litari i lënë jashtë komunist.

Akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv janë si gjyqi i kafeve të Nexhmike Hoxhes.

Sali Berisha dhe shpura e tij e palaçove pa dinjtet dhe integritet, si vemje të një kufome politike për të siguruar një vend në Parlament, ka rezultuar në një neveri dhe urrejte për këtë opozite që janë katandisur si vullnetarët e Enverit në 1991 nga enveristi i fundit Sali Ram Berisha.

Kjo është drama e shoqërisë shqiptare sot që do ti lejojë Edi Ramës, një sundim të gjatë në pushtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.