Akuza në Shqipëri si pjesë e grupit të përfshirë në vrasjen e Nikulajt, gjykata në Mbretërinë e Bashkuar merr vendim për britaniken Harriet Bridgeman
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka pranuar kërkesën për “lirim me kusht” të shtetases britanike Harriet Bridgeman, të akuzuar në Shqipëri si pjesë e grupit të përfshirë në vrasjen e Nikulajt.

Të premten, katërshja e arrestuar, dolën para gjykatës së specializuar për ekstradimet duke kërkuar lirim me kusht. Gjykata deri më tani mësohet se ka pranuar lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë e grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. Gjykata nga ana tjetër e refuzoi lirinë me kusht të Thomas Mithan. Ndërsa kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor.
Gjykata Angleze gjithashtu refuzoi të arrestojë një nga personat e shpallur në kërkim nga Shqipëria lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt.
Harry Simpson, është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë patur rol në ekzekutim.
Gjykata në Britaninë e Madhe refuzon të arrestojë shtetasin anglez Harry Simpson, të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill.
Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se shtetasi Harry Simpson, është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë patur rol në ekzekutim.
Për ngjarjen e mesditës së 19 prillit në resortin “Koral”, mbetet në kërkim Ruben Saraiva, shtetasi portugez që për autoritetet shqiptare, është ekzekutori i Nikulajt.
Për të ka dyshime se vijon të jetë në Greqi pasi nuk ka asnjë dalje jashtë shtetit fqinj të regjistruar në sistemin e pikave doganore me ndonjë shtet tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



