E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm në Burgun e Burrelit: Dron fluturon mbi institucionin, dyshohet për veprimtari kriminale
Lajme

Alarm në Burgun e Burrelit: Dron fluturon mbi institucionin, dyshohet për veprimtari kriminale

 

Në një incident të paprecedentë, një dron është konstatuar duke fluturuar mbi burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, duke vënë në alarm sistemin e sigurisë. Policia ka ndërhyrë menjëherë, por nuk ka gjetur sende të paligjshme të transportuara me mjetin fluturues. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, ky nuk është një rast i izoluar, por një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme nga grupe kriminale për të marrë pamje nga brenda institucioneve të sigurisë së lartë.

Në një deklaratë , Drejtoria e Burgjeve theksoi se droni mund të jetë përdorur për të mbledhur informacione të rëndësishme për futjen e sendeve të ndaluara në burg. “Në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese, u ndërmorën masa të menjëhershme për të neutralizuar çdo përpjekje të mundshme,” thuhet në deklaratë.

Drejtoria e Burgjeve konfirmoi gjithashtu se incidenti është në hetim, dhe pajisja fluturuese është dërguar për ekspertim. Hetuesit do të përpiqen të zbulojnë gjurmët e përdoruesve përmes analizës daktiloskopike dhe të dhënave teknologjike të dronit, duke përfshirë numrin IMEI.

Incidenti vjen në një kohë kur ende nuk është zbardhur plotësisht ekzekutimi i një të dënuari në burgun e Peqinit rreth 9 muaj më parë, duke ngritur shqetësime për sigurinë në burgjet e sigurisë së lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.