E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi nga Manjani: Ndryshimet në Kodin Penal mbrojnë bandat!
Lajme

Alarmi nga Manjani: Ndryshimet në Kodin Penal mbrojnë bandat!

Juristi Ylli Manjani komentoi ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke u ndalur veçanërisht te pika 7 e nenit 28, e cila parashikon përjashtim ose lehtësim të dënimit për pjesëtarët e organizatave kriminale që japin ndihmesë për drejtësinë.

Sipas Manjanit, mënyra se si është formuluar kjo dispozitë krijon një efekt të kundërt nga ai që pretendohet, pasi në praktikë nuk i nxit anëtarët e grupeve kriminale apo terroriste të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.

Ai theksoi se, duke iu referuar tekstit të miratuar – i cili sipas tij duket se përputhet me projektligjin e depozituar në Parlament – krijohet përshtypja se bashkëpunimi nuk sjell përfitime reale për të akuzuarit. Manjani shtoi se edhe vetë miratimi përfundimtar i dispozitës kërkon verifikim të kujdesshëm, duke qenë se, sipas tij, në kohët e sotme nuk ka gjithmonë siguri absolute mbi versionin final të akteve ligjore.

“Nëse neni ka dalë kështu nga Parlamenti, atëherë mesazhi që u përcillet pjesëtarëve të grupeve kriminale është i qartë: mos bashkëpunoni, sepse nuk do të përfitoni asnjë ulje dënimi”, u shpreh ai në emisionin “Now”, duke shtuar se kjo çështje nuk mund të shihet e shkëputur nga dispozitat e tjera të Kodit Penal.

Manjani nënvizoi se një analizë e plotë kërkon kohë dhe krahasim të nenit 28 me pjesë të tjera të ligjit, pasi situata nuk është aq e thjeshtë sa duket në lexim të parë. Ai solli gjithashtu në vëmendje se sistemi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë në Shqipëri ka rezultuar problematik ndër vite.

Sipas tij, shumë prej rasteve të bashkëpunimit me Prokurorinë, përfshirë edhe SPAK-un, kanë përfunduar me deklarime të rreme, të paverifikuara ose mashtruese, duke e kthyer këtë mekanizëm në një nga dështimet më të mëdha të sistemit të drejtësisë në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.