E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alba ose Marcelo në Juventus
Sport

Alba ose Marcelo në Juventus

Juventusi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Alex Sandron, dhe thuhet se janë hedhur në sulm për shërbimet e Jordio Albas dhe Marcelos për ta zëvendësuar atë.

Mbrojtësi brazilian ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea gjatë verës së vitit 2017 dhe në Manchester United këtë vit, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo ai mbeti në Torino, mirëpo ende nuk është arritur një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit.

Bisedimet janë ndalur, dhe Juventusi ka filluar të mendojë për alternativat e mundshme në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ëndrra e “Zonjës së Vjetër” është Marcelo i Real Madridit, i cili ishte i lidhur me një kalim në Juve pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Opsioni i dytë është Jordi Alba nga Barcelona, i cili pritet të mos e vazhdojë kontratën e tij me klubi katalonas që i përfundon në vitin 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.