E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AlbaWings në prag falimenti! Të akulumuara mbi 8 MLN € borxhe
Lajme

AlbaWings në prag falimenti! Të akulumuara mbi 8 MLN € borxhe

AlbaWings, kompania e fluturimeve që po zhvat udhëtarët që u besojnë paratë e tyre ndodhet në prag falimenti. Asnjë nga udhëtarët të cilëve iu është anuluar udhëtimi nga kjo kompani nuk pritet t’i marrë paratë e biletës mbrapsht.

Burime konfidenciale brenda AlbaWings bëjnë me dije se drejtuesit e kompanisë dhe ortakët kanë shfrytëzuar bizneset e tyre për të marrë shuma të konsiderueshme nga kompania nëpërmjet shërbimeve fiktive duke e katandisur kompaninë me një borxh të akumuluar prej mbi 8 MILION € vetëm në 3 vitet e fundit pa llogaritur vitin 2023, sipas bilanceve në QKB për humbjeg e akumuluara.

Sot në sistemin online të faqes, AlbaWings nuk ka më asnjë fluturim në shitje, përpos disave në fund të shkurtit. Të gjitha fluturimet janë anuluar, praktikisht kompania është në prag falimenti.

Tipi i avionit me të cilin fluturon Albawings është i lejuar të fluturojë në Europë deri në fund të vitit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.