Albin Kurti bën testin për koronavirusin, del përgjigja
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i është nënshtruar testit për koronavirusin. Ai së bashku me gjithë stafin e tij, kanë rezultuar negativ.
Lajmet për mediat vendase e ka bërë me dije zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës. Përparim Kryeziu ka theksuar se analizat janë kryer pasi si kryeministri dhe stafi i tij kanë pasur kontakte të shumta me njerëz të ndryshëm.
Kujtojmë që në Kosovë deri më tani janë 20 raste të konfirmuar me koronavirus. Rasti i fundit u konfirmua ditën e sotme, ku një 55-vjeçare nga Podujeva ka rezultuar pozitive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



