E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës
Publik News

Albin Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Sipas Kurtit, këto janë bazë për nisje të procedurave të shkarkimit.

Zyra e Kryeministrit njofton se është gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

‘Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës’, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit.

eryeyetretet.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.