Albin Kurti: Me Ramën nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet gjatë konferencës për media lidhur me raportet me homologun e Shqipërisë Edi Rama.
Albin Kurti tha se është në kontakte të vazhdueshme me Edi Ramën, duke zbuluar se janë takuar në Tiranë dhe Dhërmi.
Kryeministri i Kosovës tha se e vetmja gjë për të cilën nuk bien dakord është “Ballkani i Hapur”, por kanë komunikim dhe bashkëpunim për gjëra të tjera.
Pyetje: Keni folur së fundmi?
Kurti: Në çdo konferencë dhe Samit takohemi dhe komunikojmë. Herën e fundit ishte në Bled të Sllovenisë.
Pyetje: Po në Tiranë edhe Prishtinë nuk takoheni?
Kurti: Jo jemi takuar edhe në Tiranë, edhe në Dhërmi, ne vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”, çfarë të bëjmë tash?! Nuk mendoj që është nismë në interes të shqiptarëve të Kosovës. Për gjëra të tjera jemi në komunikim edhe bashkëpunojmë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



