E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti: Përballet me ligjin kush kërcënon anëtarët e rinj të bordeve
Publik News

Albin Kurti: Përballet me ligjin kush kërcënon anëtarët e rinj të bordeve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas anulimit të konferencës së përbashkët me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e paraparë në oborrin e Qeverisë për shkak të motit të papërshtatshëm, u është adresuar mediave përmes një video-incizimi, ku ka folur për shkarkimet e fundit në bordet e ndërmarrjeve publike.

Qeveria në detyrë e Kosovës së fundit ka shkarkuar bordet e ndërmarrjeve publike Telekom, KEK, Infrakos, Ibër-Lepenc, Ujësjellin rajonal Hirdoregjioni në Prizren.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti  ka thënë se në këto ndërmarrje kanë gjetur parregullsi, të cilat do të paraqiten në organet e hetimit.

Kurti  ka paralajmëruar të gjithë ata që kërcënojnë bordet e reja të këtyre ndërmarrjeve se do të përballen me ligjin më fuqishëm se asnjëherë më parë.

“Le të mos orvatet asnjëri dhe askush në frikësimin e lëre me kërcënimin e anëtarëve të rinj të bordeve ngase do të përballet me forcën e ligjit, si asnjëherë më parë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministrja Hajdari ka treguar arsyet e shkarkimeve të fundit në bazë të të gjeturave në Telekom, KEK, Ibër-Lepenc, Hidroregjioni, Infrakos. Ajo ka thënë se gjatë vitit 2018, humbjet e Telekomit kanë qenë 15,6 milionë euro, ndërsa më 2019 janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje.

Ajo ka folur edhe për parregullsitë në KEK, ku janë ndarë bonuse për bordin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Ekonomisë të vitit 2017, shpenzime të paplanifikuara, probleme në prokurim, shkelje në punësim dhe nepozitëm.

Ministrja Hajdari ka përmendur edhe disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e kryeshefit ekzekutiv Agron Thaqi, të shkarkuar nga ndërmarrja Infrakos, i cili ka  aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. /Kosova Press/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.