Albin Kurti vjen në Shqipëri
Për 557-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Albin Kurti, Ziadin Sela dhe politikanë të tjerë do të bëjnë një marshim në Lezhë.
Politikanët shqiptarë kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur kurora në Obeliskun e Besëlidhjes.
“Duhet te ndjekim pishtarin qe eshte mbajtur pergjate historise nga brezi ne brez ne menyre qe populli shqiptare kudo qe eshte te faktorizohet te nxjerre perfaqesuesit e saj me te mire e me te devotshem dhe ne kete menyre krizen e shumefishte qe ka pllakosur ta zevendesoje me clirim me bashkim me zhvillim dhe perparim te gjithanshem. Sot ketu tek flamuri kombetare dhe tek beslidhja e lezhes i perulemi me nderim dhe zotohemi per angazhim te perjetshem heroit tone kombetare skenderbeut dhe te gjithe luftareve shqiptare ne te gjitha epokat e kombit tone”,- ka thënë Kurti në Lezhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



