Albin Kurti pret presidentin Begaj në zyrën e tij, refuzoi Ramën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, raporton Express.
Para dy ditësh në Kosovë ka qëndruar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mirëpo Kurti nuk e ka takuar.
Mos takimi i tyre ka kthyer në vëmendje sërish raportin mes dy kryeministrave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



